Tërmeti shtoi të varfërit

13/01/2015 00:00

Varfërisë në të cilën jetonin qindra familje në zonën e Dumresë, në
Elbasan, iu shtuan edhe pasojat e tërmetit të dhjetë muajve më parë, i
cili i la edhe të pastrehë. E vetmja ndihmë që u është ofruar atyre janë
disa çadra, ndërsa rindërtimi i shtëpive nuk është bërë.

Ilmi Tabaku, se bashku me bashkeshorten dhe vajzen e tij jetojne ne një ndertese te shkaterruar. Ata s’kane asnje vend tjeter ku te strehohen dhe varferise ekstreme ne te cilen ndodheshin, i dha doren e fundit termeti i 19 majit te vitit 2014.

Ne vend te mureve te shembura ndertesa eshte e mbeshtjelle me cadrat e dhuruara nga Shtabi i Emergjencave. Aty nuk ka as tavane, as dysheme, as energji elektrike, te cilen ua kane nderprere 3 vjet me pare. Pas termetit perkohesisht ata u shtrehuan ne shkolle e fshatit, por nga aty i nxorren ne fillim te vitit shkollor.

60-vjeçari kryefamiljar shprehet se nuk perfiton asnje lloj ndihme apo perkrahje sociale.

“Bashkëshortja ime është invalide dhe nuk trajtohet. As unë nuk marr ndihmë sociale. Në verë unë grumbulloj bimë mjekësore dhe i shes, por tani nuk ka asgje. Deri në orën 12:00 të natës qëndron familja zgjuar, më pas rri unë se kam frikë se mos shembet gjithçka”, tha Ilmi Tabaku.

Vajza e çiftit Tabaku e cila duhet te ishte ne klase te 9-të nuk e vazhdon shkolle per shkak te pamundesise ekonomike.

Termeti i majit 2014 preku me rende zonen e Dumrese ku qindra banesa u demtuan. Shtabi i Emergjencave Civile prane prefektures se Elbasanit plotesoi 392 dosje, te cilat iu dorezuan Shtabit te Emergjencave ne Ministrine e Brendshme. Deri tani, per asnje nga keto dosje nuk ka ardhur demshperblimi, perveç shkolles 9-vjeçare te Belshit, e cila u restaurua pas termetit. Nderkohe familjet e demtuara me rende kane perjetuar dimrin me te eger te jetes se tyre.

Top Channel