Shkarkohet polici rrugor, u denoncua nga “Fiks Fare”

13/01/2015 00:00

Pas publikimit në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, të
pamjeve të një punonjësi policie të Qarkullimit Rrugor të policisë së
Tiranës teksa merrte ryshfet nga një drejtues mjeti, Ministri i
Brendshem, Saimir Tahiri ka urdhëruar Drejtorinë e Inspektimit të
Përgjithshëm që të verifikojë vërtetësinë e ngjarjes dhe sjelljen e
policit në detyrë.

Me ane te nje njoftimi Ministria ben te ditur se efektivi i policisë Altin Çela është shoqëruar në ambientet e Policisë së Qarkut Tiranë ku i është komunikuar masa e pezullimit nga Drejtoria e Qarkut Tiranë dhe fillimi i ecurisë disiplinore nga Drejtoria e Standarteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Ministria e Punëve të Brendshme falenderon emisionin ‘Fiks Fare’ dhe inkurajon të gjithë qytetarët, që të denoncojnë çdo akti korruptiv apo të abuzimit më detyrën të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministria rikonfirmon edhe një herë vendosmërinë e saj për të mos toleruar asnjë shfaqje të korrupsionit apo abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit” – thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.

Nderkohe, materialet ne ngarkim te efektivit Altin Cela do t’i kalojnë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel