ISIS, i mituri ekzekuton “spiunët”. Video propagandistike?

13/01/2015 00:00

Një fëmijë i moshës nga 8 deri në 10 vjeç, i veshur me pantallona
ushtarake të gjera, bluzë të zezë, flokë të gjatë dhe në duar mban një
pistoletë.

Përpara tij ndodhen dy burra të gjunjëzuar, me duart e lidhura pas shpine. Bëhet fjalë për dy “spiunë rusë”.

Fëmija, pasi dëgjon dënimin me vdekje të shqiptuar nga një i rritur që ndodhet pas tij, hap zjarr dhe i vret dy të infiltruarit. Më pas qëllon edhe dy herë të tjera, ndoshta për t’i dhënë fund njërit prej tyre.

Janë këto pamjet shokuese që vijnë nga fronti i Shtetit Islamik e që mbyllen me gëzimin e të miturit që thotë: “I vrava të pabesët. Do të bëhem një muxhaheidin”.

Protagonistë të ekzekutimit duket se janë elementë nga e ashtuquajtura “kolona çeçene”, shumë aktive në radhët e ISIS.

Videoja duket origjinale, edhe pse nuk duket impakti i plumbave dhe as gjaku mbi kufomat. Mbetet pra një marzh pasigurie dhe dyshimi se terroristët mund ta kenë montuar atë për qëllime propagandistike.

Top Channel