Ahmetaj: Mbështetje bizneseve të plastikës

13/01/2015 00:00

Qeveria po përgatit një paketë mbështetëse për industrinë e plastikës, të ngjashme me atë të fasonëve me qëllim rritjen e produktivitetit, investimeve në teknologji, punësimit dhe eksporteve.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj takoi të martën përfaqësues të kësaj industrie, me të cilët diskutoi lidhur me pengesat që has ky sektor.

Ahmetaj deklaroi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit do të rishihet lista e importit të mbetjeve, në mënyrë që të lejohet importi i asaj kategorie që kjo industri përdor si lëndë të parë.

Grupi i punës i ngritur për këtë çështje ka një projekt me 12 pika, ndërsa pika të tjera do të shqyrtohen me rreth 15 institucione të tjera të përfshira në të.

Top Channel