Studimi, sëmundjet kancerogjene nuk janë vetëm “fat i keq”

13/01/2015 00:00

Raportimet mediatike se shumica e rasteve kur përballemi me një sëmundje kancerogjene janë si pasojë e fatit të keq dominuan titujt kryesorë përgjatë këtij fillimviti. Por, menjëherë kanë lindur shumë kritika ndaj tyre, disa prej të cilave vijnë drejtpërdrejtë nga shkenca. Çfarë duhet të kishin bërë të ditura më mirë këto raportime?

Kryeredaktorët e titujve kryesisht, por edhe redaktorë të shkrimeve editoriale anembanë botës thjesht nuk duhej të ishin mjaftuar vetëm me studimin e ndaj kancerit të publikuar më 2 janar, thuhet në një analizë të BBC-së. “Rreth 2/3-tat e rasteve të shfaqjes së kancerit ndodhin prej fatit të keq”, raportonte një prej titujve tipik të kësaj fushe, e menjëherë pas tij edhe shumë media të tjera kishin tituj të ngjashëm.

Por, një lumë kritikash ka vërshuar për mënyrën se si raportohen këto statistika, disa prej të cilave drejtohen ndaj gazetarëve e disa ndaj vetë kërkuesve shkencëtarë. Të kuptosh studimin e publikuar në revistën “Shkenca”, ndihmon të kuptosh edhe bazat shkencore të kancerit.

Sëmundja në fjalë shfaqet kur qelizat në një pjesë specifike të trupit nisin të pësojnë ndryshime dhe të riprodhohen në mënyrë të pakontrollueshme. Qelizat kancerogjene mund të “pushtojnë” dhe të shkatërrojnë indet përreth.

Hulumtuesit amerikanë raportuan se kishin gjetur një lidhje mes numrit të ndarjeve qelizore që ndodhin në një ind të caktuar dhe gjasave që kjo ndarje të bëhej kanceroze. Ata studiuan 31 tipe indesh, ndërsa dy sëmundje kancerogjene si prostata dhe gjiri nuk u morën në studim.

“Disa inde janë të qëndrueshëm, si për shembull ato të muskujve dhe trurit, të cilat nuk ndahen gjatë zhvillimit të kancerit”, thotë Myers, një biolog i Universitetit të Minnesotas. “Ndaj, këto inde kanë shumë pak gjasa që të kthehen në kancerogjene. Ndërsa disa inde të tjera, si ato të rreshtuara në zorrët e njeriut, të cilat kanë një mundësi tepër të lartë shumimi e rigjenerimi, kanë shumë më tepër mundësi të kthehen në kancerogjene”.

Kërkuesit në fakt nuk po hulumtonin në lidhje me atë çfarë e përcakton faktin që disa persona preken nga kanceri e disa të tjerë jo. Por thjesht po kërkonin përgjigje ndaj pyetjes se përse disa tipe sëmundjes kanceroze janë më të shpeshta e disa më të rralla.

Nëse tymosni, atëherë ju keni shumë më tepër mundësi që të prekeni nga kanceri i mushkërive, por jo vetëm kjo. Ka edhe disa faktorë të tjerë të sjelljes njerëzore, por edhe faktorë mjedisorë, që janë të njohura për shkaktimin e disa tipeve të tjera të sëmundjeve kanceroze. E megjithatë, ndodh që edhe persona që nuk pinë duhan të preken nga kanceri i mushkërive…

Studiuesit thonë se rreth 65% e “dallimeve të rrezikshmërisë së kancerit mes indeve të ndryshme” vjen për shkak të ndarjes së gabuar të qelizave, duke e quajtur “fat të keq”. Por kjo nuk është tërësisht e saktë.

Përgjigjja e duhur që kanë gjetur shkencëtarët është se shkalla e ndarjes së indeve qelizore është rreth 65% e lidhur me shkallën e kthimit të tyre në qeliza kancerogjene.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel