Candice Swanepoel ngre temperaturat në këtë dimër të ftohtë

13/01/2015 00:00

Ja një ditë e zakonshme pune për modelen e famshme afrikano-jugore, ku zhvishet edhe “topless”

Periudha festive e fundvitit ka marrë fund thuajse për të gjithë, përfshi këtu edhe modelen e magjishme të “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, e cila është drejtuar menjëherë për në Hauai për fotot e radhës të fushatës “Swim 2015”.

Swanepoel, si gjithmonë në formë dhe e gatshme për çdo lloj seance fotografimi, ka ndërruar po kaq shpejt edhe mjediset, nga Hauai drejt plazheve të Puerto Ricos.

Modelja 26-vjeçare, një nga “ëngjëjt” më premtues të “Victoria’s Secret” shfaq linjat e saj të përkryera edhe e veshur, por edhe e zhveshur. Në një fundjavë të zakonshme pune, e veshur me një bikini të ndarë, të poshtme të zeza e të sipërme të bardha, e me një top futbolli amerikan në duar, nuk lë pa treguar as aftësitë e saj për ushtrime gjimnastikore.

Një “look” tepër sportiv për bjonden rrëzëllitëse dhe me një pamje tepër tërheqëse, Candice shoqërohej nga një ndihmëse në plazh, kur ndërronte kostumet e plazhit, por edhe nga një sërë fotografësh.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel