PD: Ndreu po shantazhon Gjykatën e Lartë

13/01/2015 00:00

Partia Demokratike shfaqi të martën pamje të agresionit fizik ndaj deputetit Gent Strazimiri për të akuzuar njërin nga deputetët e pandehur, Pjerin Ndreu, se po kërcënon Gjykatën e Lartë.

Sipas Partisë Demokratike, dëshmia publike e deputetit socialist para derës së Gjykatës së Lartë, se ai nuk e kishte goditur por vetëm e kishte prekur deputetin e opozitës, është një gënjeshtër publike për t’i shpëtuar drejtësisë.

“Kjo është një dhunë e pështirë, që burimin e ka tek nxitja e kryeministrit, tek urrejtja dhe frika e Edi Ramës për fjalën e lirë, për kundërshtimin dhe denoncimin e kriminalizimit të politikës dhe administratës publike”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Sipas tij, me sulmin ndaj opozitës, me gënjeshtrën publike, deputeti socialist kërkon t’i bëjë presion gjykatës. Partia Demokratike i kërkoi drejtësisë të çojë deri në fund çështjen dhe të  mos ndikohet nga shantazhe si ato të të pandehurit Ndreu.

Top Channel