Juventus-Lichtsteiner, bashkë deri në 2017-n. Opsion edhe për një tjetër vit

13/01/2015 00:00

Anësori zviceran Stephan Lichtstener ka vendosur të qëndrojë edhe më gjatë me Juventusin, duke nënshkruar një kontratë të re edhe për 2 vitet e ardhshme me kampionët në fuqi të Italisë.

Futbollisti 30-vjeçar, i cili ka luajtur edhe për Lille në Francë dhe Lazion në Serie A, është shpallur 3 herë kampion i Italisë, ndërsa ka zhvilluar 134 ndeshje prej vitit 2011, duke shënuar edhe 11 gola.

Lichtsteiner, një mbrojtës krahu me tipare sulmuese, është përfolur për një largim të mundshëm nga “Juventus Stadium” gjatë verës së ardhshme, por marrëveshja e tij e re me bardhezinjtë bën që të paktën të qëndrojë me ta deri në vitin 2017, një kontratë që ka si opsion edhe rinovimin për një tjetër vit.

Një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të Juventusit njofton se “udhëtimi i ‘The Sëiss Express’ do të vazhdojë sërish përkrah Juves”. Karriera sportive e Lichtsteiner nisi në Zyrih, me ekipin e Grasshoppersit në vitin 2001, ndërkohë që ka zhvilluar edhe 60 takime me përfaqësuesen e Zvicrës.

Top Channel