Indi, 29 të vdekur pas konsumit të alkoolit toksik

14/01/2015 00:00

Të paktën 29 persona kanë vdekur në Indi, ndërsa 125 janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar alkool toksik të paligjshëm.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se 13 pacientë, të shtruar në spital në shtetin e Uttar Pradesh, janë në rrezik serioz për jetën dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Mediat kanë bërë të ditur se ka pasur raporte të pakonfirmuar se persona të tjera kanë vdekur në fshatrat të tjera. Menjëherë janë nisur hetimet për të zbuluar rrugët se nga është marrë alkooli nga këta banorë.

Më herët, 69 persona humbën jetën në Mozambik pasi konsuamuan pije alkoolike të pakontrolluara që përmbanin përbërës toksik.

Top Channel