Bie nga trageti, shpëtohet pas 5 orësh në det të hapur

14/01/2015 00:00

Një 22-vjeçar, i cili ra nga trageti “Royal Caribbean” pranë brigjeve të Cozumel në Meksikë, kaloi 5 orë tmerri në det të hapur para se të shpëtohej nga një tjetër anije.

“Herët në mëngjes, një njeri kishte rënë në rrethana ende të paqarta nga “Royal Caribbean”, por fatmirësisht ai u shpëtua nga anija “Disney”, pasi një pasagjer e kishte dalluar atë”, ka thënë kapiteni i Portit të Cozumel.

Duket se 22-vjeçari ka qenë me fat, teksa dikush nga trageti e kishte vërejtur atë në det dhe kishte lajmëruar ekuipazhin, të cilët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë personin që qëndronte prej 5 orësh në ujë.

“Ky njeri u rilind. Shumica e njerëzve që përjetojnë atë lloj rënie përfundojnë të vdekur nga përplasja me ujin”, shtoi Rodriguez.

Megjithëse 22-vjeçari ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai u dërgua në një spital lokal dhe pas kontrolleve u rikthye në SHBA, nga ishte nisur.

Top Channel