Karikaturisti Luz: Ja si e krijova karikaturën e fundit

14/01/2015 00:00

Kopertina e revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila doli sërish në treg me numrin e radhës dhe me një tjetër karikaturë të Profetit Muhamed, është krijuar nga një prej karikaturistëve të mbijetuar pas sulmit terrorist që shkaktoi 12 viktima në redaksinë e saj.

Një portret i vajtueshëm i Profetit Muhamed, i cili mban në duar një fletë ku lexohet “Unë jam Charlie”, për të cilin karikaturisti Luz shpjegon deri në detaje se:

“Kam shfrytëzuar gjithë talentin e revistës, talentin e të gjithë atyre që nuk janë më mes nesh, të të gjithë atyre që janë ende gjallë, pasi mendova se duhej të bënim një vizatim që mbi të gjitha të na bënte ne të qeshnim, e jo një karikaturë që do të përcillte emocionet tona të rënduara për shkak të aktit terrorist”, tha Luz.

Më tej ai shpjegon se kishte hartuar pikërisht këtë karakter të Muhamedit, sepse përshtatet me të tijin, sepse ai karakter ka ekzistuar minimalisht në zemrat e njerëzve gjatë këtyre ditëve.

“Ai është një karakter që vjen pas djegies së zyrave tona dhe një karakter që pikë së pari na bëri ne të trajtohemi si kalorësit e bardhë të lirisë së shtypit, pikërisht sepse zyrat tona u dogjën. Më pas, një vit më vonë, kur ne ripublikuam karakterin, ne u trajtuam si provokatorë të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm. Ndaj, ky karakter na bëri ne të konsideroheshim me të dyja anët e medaljes, pavarësisht se ne jemi thjesht karikaturistë që vizatojmë si të ishim fëmijë të vegjël”.

Në vijim të kësaj ideje, karikaturisti Luz është shprehur se “edhe terroristët kanë qenë dikur fëmijë, edhe ata kanë vizatuar njësoj si ne, njësoj si të gjithë fëmijët, por për fat të keq erdhi një ditë dhe ata e humbën sensin e humorit, ndoshta shpirti foshnjor i tyre është i aftë ta shohë botën nga një distancë e largët, ndërsa “Charlie” është i aftë ta vizatojë botën nga një distancë tepër të shkurtër”.

Në fund të deklaratës së tij, Luz thekson: E kam vizatuar karikaturën duke i thënë vetëvetes “Unë jam Charlie”. Kjo ishte idea ime, por nuk mjafton. Më pas erdhi idea më e rëndësishme, që ishte të vizatoja Muhamedin duke thënë “Unë jam Charlie”. E pasi e vështrova atë, ai nisi të qante. Ndaj i shtova shprehjen ‘Gjithçka është falur’, e nisa të qaja edhe unë. Ky është pikërisht kuptimi i kopertinës së revistës sonë. Është pasqyra jonë, është pikërisht ajo që bota donte nga ne të vizatonim…

FOTO GALERI
1/1

Top Channel