Egjipt, studenti shfaq bindjet ateiste në Facebook, 3 vjet burgim

14/01/2015 00:00

Kushtetuta e Egjiptit thekson se “liria e besimit është absolute”, por ende nuk përcakton asgjë për ata që nuk besojnë në ekzistencën e Zotit.

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar vendit të dominuar nga muslimanët sunitë të rimarrë në konsideratë qëndrimin ndaj ateistëve, pasi autoritetet kanë arrestuar një student dhe e kanë dënuar atë me 3 vjet burgim, për shkak të një statusi në Facebook që ofendonte Islamin.

Karim Ashraf Mohamed al-Banna u arrestua së bashku me një grup personash në një kafene, gjatë nëntorit, sipas Shoqatës për Lirinë e Mendimit dhe të të Shprehurit (AFTE). Një gjykatë egjiptiane për krime të konsideruara “të lehta” e dënoi atë për blasfemi të shtunën, gjë që Human Rights Watch e cilësoi si “pjesë e një shtyse më të gjerë të qeverisë për të luftuar ateizmin dhe format e tjera të disidencës”.

“Ateistët janë një prej minoriteteve më pas të mbrojtura në Egjipt, edhe pse Kushtetuta garanton gjasme lirinë e besimit dhe të të shprehurit”, tha Sarah Leah Whitson, drejtuese e HRW për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. “Autoritetet egjiptiane duhen të udhëhiqen nga kushtetuta dhe të ndalin njëherë e përgjithmonë persekutimin e njerëzve për shkak se janë ateistë”.

Top Channel