Qeveria bllokon kompleksin e pallateve tek Diga e Liqenit

14/01/2015 00:00

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka bllokuar punimet për ndërtimin një
kompleksi me  5 pallate shumëkatëshe që ka nisur pranë digës së Liqenit
Artificial në Tiranë.

Agjensia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka vleresuar nul lejen zhvillimore te ndertimit dhene nga Bashkia e Tiranes subjektit  “Gener 2”. Sipas kesaj agjensise, vendimi  per lejen e ndertimit eshte bazuar ne akte qe nuk kane marre ende fuqi juridike, si dhe  eshte botuar jo i plote dhe i pa shoqeruar  me harten  perkatese.

Gjithashtu, vendimi per dhenien e lejes se ndertimit eshte marre pas dates 22 gusht te vitti 2014,  kur KKT pezulloi dhenine e lejeve te zhvillimit  nga bashkite dhe komunat, deri ne konstituimin e njesive te reja vendore. Ne njoftimin e INUK theksohet se ne vendimin e dates 6 janar te ketij viti, Komiteti Kombetar i Digave ka konstatuar pavlefshmerine e vendimeve te po ketij institucioni te marre ne  korrik dhe gusht te vitit 2014 per miratimin e studimit hidroteknik  per sigurine e diges  se Liqenit Artificial dhe masat mbrojtjese ndaj saj. Nisur nga shkeljet e konstatuara sipas tyre, qofte ne aspektin formal ashtu dhe ne ate te permbajtjes,  keto vendime bien ndesh  me ligjin  per planifikimin e territorit.

Ka qene INUK, i cili eshte drejtuar Agjensia  Kombetare te Planifikimit  te Territorit, si autoritet pergjegjes  per kontrollin e perputhshmerise  se akteve te botuara ne regjister me ligjet, si dhe dokumentet e plnaifikimit  dhe ato te kontrolli te zhvillimit ne fuqi. Por ndonese punimet per ndertimine ketij komplaksi jane pezulluar, ne bashkise e Tiranes thone se nuk jane ne dijeni te asnje vendimi te INUK pasi nuk jane njoftuar zyrtarisht prej tyre.

Top Channel