Juve, “ëndrra” Jovetic kushton 32 mln euro, asnjë ulje nga City

14/01/2015 00:00

Juventusi i ka bërë një ofertë Manchester Cityt për sulmuesin malazez Stefan Jovetic, duke ofruar për shërbimet e tij 2 milionë euro për huazimin e tij dhe 15 milionë euro të tjera për blerjen në fund të sezonit.

Por, klubi i sheikëve nuk bën asnjë “ulje” për bardhezinjtë, ndërsa tabloidi “Times” publikon edhe vlerësimin e “Citizens” ndaj malazezit për plot 32 mln euro.

Një vlerësim tepër i lartë për momentin, krahasuar me propozimin e drejtuesve torinezë. Me këtë çmim, gjithçka duket e vështirë për një fund të lumtur në këtë tratativë.

Për Juven në fakt, Jovetic ishte një objektiv konkret, më shumë se sa një ëndërr, ndaj dhe mbërritja e sulmuesit Bony nga Swansea te City mund të nxisë largimin e malazezit nga Anglia, por për Juventusin duket e pamundur për atë vlerë të publikuar nga mediat.

Top Channel