Hije dyshimi mbi lidhjen Ronaldo-Irina

14/01/2015 00:00

Ata janë lidhur bashkë prej vitit 2010, por modelja e famshme ruse, Irina Shayk, nuk ishte e pranishme në Zyrih, ndërsa portugezi Cristiano Ronaldo nuk e citoi në asnjë pjesë të fjalimit të tij të falënderimit.

Dhe media sociale nuk e ka kapërdirë kollaj këtë shfaqje, duke nisur thashethemet për një krisje të mundshme mes çiftit. Duket se mes tyre diçka nuk shkon siç duhej të shkonte.

Dyshja, e cilësuar edhe si kopja më e bukur në botë, duke lënë pas vetes çiftin David dhe Victoria Beckham, mund të jetë edhe pranë ndarjes…

Por sigurisht, në pritje të vërshimit të reagimeve që ta hedhin poshtë këtë thashethem, mediat mjaftohen të raportojnë atë që xhiron nëpër rrjetet sociale, veçanërisht të ndikuar nga disa informacione prej tabloidëve anglezë e mediave gjermanë.

E dhëna e parë është fakti që Irina mungoi në ceremoninë e Zyrihut, ku Cristiano mori edhe trofeun e tij të tretë të “Topit të Artë”. Një mungesë e rëndësishme, së cilës i shtohet edhe fakti që fituesi harroi të falënderonte pas këtij vlerësimi pikërisht të fejuarën e tij.

E dhëna e dytë lidhet me lajmet që po qarkullojnë se Irina i ka bërë ‘unfollow’ në Twitter futbollistit portugez.

E dhëna e tretë, që ndoshta është me më pak ndikim, por që do të “mjaftonte” për ta bërë reale një histori thashethemi, jepet pikërisht nga mediat gjermane: ylli portugez nuk e ka ftuar Irinën, ndërsa kjo e fundit ka ftuar një fotograf…

FOTO GALERI
1/8

Top Channel