Tiranë, arrestohet një person i armatosur me pistoletë e granata, dyshohet se do kryente atentat

14/01/2015 00:00

Policia  kryeqytetit ka vënë në pranga paraditen e të mërkurës një
person të armatosur me një pistoletë tip Bereta dhe granata dore, i cili
dyshohet se të kryente një atentat. 

Arrestimi i shtetasit Petrit Ademaj, 30 vjeç, nga Vlora është bërë i mundur nga strukturat e policisë rrugore.

Në momentin kur i është bërë shenjë të ndalojë, 30-vjeçari i cili udhëtonte me një motor të rëndë, ka tentuar të largohet, por është ndjekur nga policia e cila ka mundur ta kapë në zonën e Unazës së Re.

Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip ‘Bereta’ si dhe dy granata dore të cilat i kishte fshehur në trup. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që dyshohet se 30-vjeçari mund të jetë i implikuar në ngjarje të tjera kriminale.

Top Channel