“Beteja e fituar për trupin”

14/01/2015 00:00

Pasi ia arriti qëllimit që linjës së të brendshmeve “Elle Macpherson” t’ia ndryshojë emrin në “Heidi Klum Intimates”, modelja gjermane është bërë fytyra e re e gamës së fundit të linjës “Bendon”.

41-vjeçarja shfaqet tepër joshëse dhe me poza intime përpara kamerës, duke lënë shumë pak vend për imagjinatën, por ajo që ka më shumë rëndësi është se bukuria për gjermanen “nuk njeh moshë”. Ajo ka trupin perfekt për linjën e të brendshmeve për të cilat ka pozuar.

Format e saj të tonifikuara e bëjnë atë që të shfaqet mëse natyrale përpara kamerës, ndërkohë që pas kësaj seanceje fotosh modelja gjermane do të ndërmarrë edhe një tur promovimi për markën “Bendon”, duke nisur nga Australia e duke vazhduar me Zelandën e Re, Anglinë dhe Amerikën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel