Kompensimi i çmimit te energjise, Qeveria akordon 16 milionë dollarë

14/01/2015 00:00

Pas përfundimit të mbledhjes së përjavshme të Qeverisë, nga selia e
Kryeministrise, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj i bëri një
përmbledhje vendimeve të marra. 

Ai e vuri theksin ne vendimin qe lidhet per kompensimin e energjise elektrike pas heqjes se fashes 300 kilovat.  Fondi i miratuar ne mbledhjen e të mërkurës per kompensim, tha Veliaj, eshte 16 milion dollarë, ku perfitojne mbi 1 milion shqiptare.

“Vendimi më i rëndësishëm është ai që ndihmon rreth 204 mijë familje shqiptare me kompensimin e energjisë elektrike. Qeveria ka akorduar një shumë prej 16 milionë dollarë dollarësh që do të shpërndahet për këto familje”, tha Veliaj.

Top Channel