Janë të shijshme, por shpesh refuzohen nga ata që janë me dietë; shkak të shëndoshin.

Por një studim i fundit i botuar në “New England Journal of Medicine” tregon se konsumimi i moderuar i frutave të thata, jo vetëm që nuk të shëndosh, por ndihmon në rënien në peshë.

Sipas studimit, konsumimi në ditë i 30 gramëve fruta të thata redukton kolesterolin LDL, i njohur si kolesteroli i dëmshëm dhe rrit kolesterolin HDL, i quajtur ndryshe edhe si kolesteroli i mirë.

Studimi është kryer nga Universiteti i Bolonjës dhe udhëheqësja e tij, Alessandra Bordoni thotë se të vetmit që duhet t’u qendrojnë larg këtyre frutave janë personat që vuajnë nga ndonjë alergji dhe ata obezë.

Top Channel