Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Vonesa në përgatitjen e zgjedhjeve

14/01/2015 00:00

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ngre alarmin për vonesën e pregatitjes
së zgjedhjeve vendore, aq më shumë në kushtet e ndryshimit të ndarjes
territoriale të vendit që kërkon bashkëshoqërimin me ndryshime ligjore.
Ky koalicion vë theksin tek funksionimi ende me katër anëtarë të KQZ-së.

“Derisa KQZ-ja është një institucion është anormal, është jo në shina ligjore, vazhdon të funksionojë me katër anëtarë dhe treshja pritet të plotësohet, nuk duhet ta fshehim aspak që situata është alarmante, është serioze. Presim zgjedhje në 21 qershor, kemi një institucion që administron zgjedhjet, të cunguar”, tha Gerta Meta, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Kjo organizate qe merret me monitorimin e proceseve zgjedhore ne vend, i kerkon partive politike te nisin nga puna per ndryshimet e nevojshme ne reformen elektorale.

“Koalicioni iu kërkon forcave të partive parlamentare, ngritjen urgjente të një komisioni parlamentar për të adresuar gjithë ndryshimet e nevojshme për një përmbushje sa më të mirë të standardave, për një administrim sa më të mirë të presin, kur kanë mbetur edhe disa muaj kohë në dispozion”, tha Rajmonda Prifti, përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ndryshimet ligjore qe reflektojne teknikisht ndarjen e re territoriale, mazhoranca ka deklaruar se i ka depozituar ne Kuvend, por eshte pritur rikthimi i opozites per t’i bashkemiratuar ato. Ndersa eshte marre me me qetesi, plotesimi i trupes se KQZ, ku aktualisht eshte e perfaqesuar vetem opozita qe vijon te kete shumicen ende ne kete komision prej kater anetaresh.  Ndryshimet duhet te presin fillimin e sesionit te ri parlamentar, ndersa zgjedhjet vendore jane dekretuar tashme nga presidenti i Republikes ne daten 21 qershor.  

Top Channel