Sri Lanka, turma masive për meshën e Papës

14/01/2015 00:00

Turma të mëdha njerëzish kanë ndjekur meshën e celebruar nga Papa Françesku në Sri Lanka, në të cilën ai kanonizoi shenjtorin e parë të vendit.

Ati i shenjtë u bëri thirrje banorëve që të ndjekin shembullin e misionarit të shekullit të XVI, Joseph Vaz që shërbeu në lokalitetin e Kolombos.

Gjithashtu Papa, që ka udhëtuar edhe për në rajonin verior të shkatërruar nga lufta civile 26-vjeçare, më herët bëri thirrje për “kërkimin e së vërtetës”.

Forcat qeveritare mposhtën fraksionin rebel të Tigrave të Tamilit në vitin 2009, por të dyja palët u akuzuan për krime mizore. Autoritetet deri tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë me një mision të OKB-së për të hetuar krimet.

Ndërsa qeveria e mëparshme vazhdimisht mohoi supozimet se ishte përgjegjëse për vdekjen e disa mijëra civilëve në fazën përfundimtare të luftës.

Liderët e Tigrave të Tamilit kanë vdekur, kështu që autoritetet në Sri Lanka i kanë cilësuar përpjekjet për hetim ndaj vetëm njërës palë si një gjueti shtrigash.

Qindra mijëra njerëz ishin të pranishëm për meshën e atit të shenjtë në Galle Face Green, me shumë prej tyre që ishin vënë në radhë që prej së martës për të zënë një vend.

Duke bërë thirrje për unitet në mesazhin e tij, Papa Françesku kërkoi nga të pranishmit që të tejkalojnë diferencat fetare.

Duke iu referuar Joseph Vaz, ai tha se misionari ia kushtoi jetën e tij mesazheve të Ungjillit për pajtim dhe nxorri në pah rëndësinë e lënies pas të ndasive fetare në shërbim të paqes.

Kisha zakonisht përcakton se figurat me potencialin e duhur për t’u bërë shenjtorë duhet të kenë realizuar të paktën dy mrekulli, por Shën Jozefi mesa duket i ka lënë gjurmët e tij prej kohësh.

Top Channel