Byroja e Hetimit, juristët: Më parë të ndryshojë Kodi i Procedurës

14/01/2015 00:00

Ndërsa misioni EURALIUS rekomandoi në fund të 2014, që Byroja Kombëtare e
Hetimit, të ketë modelin e Uskok në Kroaci, juristët vendas shfaqin
mendime të kundërta për këtë sugjerim.

Drejtuesi i nje studiojeje keshillimi ligjor, Alban Mesonjesi, thote se versioni i USKOK ne luften kunder korrupsionit eshte formula me e suksesshme, por eshte nje zyre e posaçme prane Prokurorise, nderkohe qe sipas ligjit, Byroja Federale e Hetimit parashikon nje drejtori prane Drejtorise se Policisë së se Shtetit. Pikerisht ky standard i ri i policise, shihet nga Mesonjesi, si nje risi qe ka premisa per te qene efektive.

“Mund të themi që synimi është i njëjtë, pra të krijohet një strukturë, e cila të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por në rastin kroat është pranë Prokurorit të Përgjithshëm, kurse në rastin e Byrosë së Hetimit në Shqipëri, kjo është një strukturë e specializuar, që është në vartësi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është nje strukturë policore, por që ka kompetenca më të mëdha se si bëhet hetimi tani”, tha Mësonjësi.

Por nga ana tjeter kreu i Gjykates se Krimeve te Renda, Sandër Simoni, shprehet se Shqiperia ka modelin e vet procedurial, me figuren e prokurorit dhe te oficerit te Policise Gjyqesore, te cilet kryejne veprimet hetimore.

“Ligji për Policinë Gjyqësore përcakton që është Policia Gjyqësore subjekti i procedimit penal, që bën edhe hetime kryesisht me delegim nga Prokuroria. Por është Prokuroria organi përgjegjës që merret me hetimin penal, sipas modelit tonë procedurial. Mendimi im është që diskutimet me qëllim efektivitetin, apo për të patur sukses në luftën kundër korrupsionit, duhet të fokusohen në modelin tonë procedurial”, tha Simoni.

Por te dy juristet bien dakord per te njejten gje, qe Byroja Kombetare e Hetimit te japë rezultat, se pari duhet prekur Kodi i Procedures Penale.

“Duhet të preken ligjet themelore, gjykoj unë. Në radhë të parë Kodi i Procedurës Penale, duhet të saktësohen shumë qartë kompetencat e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në raport me rolin e Prokuroritur për parandalimin e veprave penale, për hetimin e veprave penale dhe për dërgimin në gjyq të tyre. Pra, duhet shumë shpejt të konsolidohet legjislacioni”, tha Mësonjësi.

“Duhet ndarja e strukturës së Policisë Gjyqësore, apo nëse kjo Byro Hetimi është pjesë e strukturës së Policisë Gjyqësore dhe ka atributet e Policisë Gjyqësore, referim që e ben ligji për Policinë Gjyqësore”, tha Simoni.

Byroja Kombetare e Hetimit parashikohet si strukture e veçante me kompetenca gjurmuese dhe hetimore, sipas ligjit te ri te Policise se Shtetit, i cili aktualisht ndodhet ne Gjykaten Kushtetuese, i paditur nga opozita. Për momentin, për menyren se si do te veproje kjo byro nje grup pune mes Prokurorise dhe Policise po kryen prej muajsh diskutime, qe ende nuk kane dale ne perfundime konkrete.

Top Channel