Basha në Shkodër: Nisim udhëtimin e lirisë

14/01/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra ku ishte për të
përkujtuar 25-vjetorin e rrëzimit të bustit te Stalinit që ishte dhe
protesta e parë antikomuniste në Shqipëri është shprehur se ora e
kurajos civile ka ardhur.

“Ora e kurajos civile ka ardhur sërish miqtë e mi.Një shtatore të re, njësoj të mënxyrshme po tenton të vendosë qeveria dhe dyshja Rama-Meta, në Shkodër e kudo. Eshtë po aq e rrezikshme sa ajo e Stalinit. Eshtë instalimi i qeverisjes më të inkriminuar, është instalimi i qeverisjes  me banditë. Nuk ka rrezik më të madh për lirinë, për një demokraci e qytetërim si i juaji, si i joni, si i Shkodrës, se sa lidhja e politikës me krimin, promovimi i krimit, kthimi i krimit në model.Kjo ka ndodhur në Shkodër më shumë se në asnjë qytet tjetër. Kjo qeveri, dyshja Rama-Meta tinëzisht e ka kuptuar mirë se kulturalisht e me vizion nuk hyn dot në këtë qytet, sepse ka të kundërt me ju e ka botëkuptimin, orientimin, kulturën, frymëzimin dhe vlerat e shpirtit. Përdori shtegun e dhunës e të krimit, të atyre që ky qytet i ka tëhuajtur historikisht”, tha Basha.

Me tej Basha ka prezantuar ate qe e quajti projekti i lirise duke thene se jemi ketu per te nisur udhetimin ne gjithe shqiperine.

Ky vit është 25 vjetori i kësaj ngjarje nga më madhoret në historinë e Shqipërisë. Për ta përkujtuar me nderimet e merituara ne kemi shpallur projektin tonë “Drejt Lirisë” që është rikthimi ynë dhe i brezit të ri në gjurmët e përpjekjeve, sakrificave dhe heroizimit më të spikatur, udhëtimi ynë simbolik në vijën e këtyre ngjarjeve për të njohur më mirë veprën e paraardhësve tanë, për t’u lidhur fort me themelet tona, për ta bërë historinë pjesë organike të formimit dhe vetëdijes të të rinisë shqiptare, të për ta ngritur kurajon në lartësinë e një virtyti popullor të çmuar. Për ketë jemi sot në Shkodër. “Drejt lirisë” nga Shkodra e qindra martirëve, nga Shkodra  e 14 janarit. Drejt lirisë nga Tirana.Drejt lirisë nga Kavaja. Drejt Lirisë nga Vlora, Saranda, Korça. Drejt lirisë nga shpirti liridashës i shqiptarëve. Drejt lirisë dhe për lirinë me ëndrrat dhe synimet tona të reja për një të ardhme më të mirë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  eshte shprehur se sebashku me shoqaten “Shkendija e Lirise” i kane propozuar presidentit dekorimin e heronjve te levizjes se pare antikomuniste ne Shqiperi te vitit 1990. Ne fund te vizites se tije ne Shkoder, Basha ka vizituar muzeun “vendi i deshmise dhe kujteses” qe ndodhet ne ish-godinen e Deges se Punve te Brendshme ku u burgosen, torturuan dhe u vrane me qindra qytetare te Shkodres, kundershtare te regjimit komunist.
 

Top Channel