Shaqiri: Refuzova Juventusin, doja vetëm Interin

14/01/2015 00:00

Ndodhet ende në fazën e ambientimit me skuadrën e tij të re, Interin, që
e zgjodhi me aq këmbëngulje pavarësisht ofertave më tunduese që i
mbërritën.

Xherdan Shaqiri flet si interist dhe rrëfen disa detaje nga merkatoja.

“Është e vërtetë që kisha oferta të tjera. Juventusi ishte gjithashtu një mundësi, por unë i kisha idetë e qarta, doja vetëm Interin dhe tani dua të jap kontributin tim për ta rikthyer atë në majë”, thotë futbollisti shqiptaro-zviceran.

23-vjeçari, që mund të luajë që nga minuta e parë këtë javë në ndeshjen kundër Empolit në transfertë tha se mori vendimin për t’u larguar nga Bajerni për të gjetur më shumë hapësira dhe për të treguar aftësitë e tij, sa i përket tifozerisë:

“Më preku pritja e tifozëve në aeroport. Fatkeqësisht nuk është e njëjta situata mes Meazza-s dhe Allianz Arena-s dhe shpresojmë që me rezultate të rikthejmë tifozët në stadium”, deklaroi ai.

Top Channel