Elbasan, zbulohet laboratori i drogës, 8 në pranga. Mes tyre edhe nipi i Enver Hoxhës

14/01/2015 00:00

Mbrëmjen e së mërkurës në zonen e njohur si Labinot-Fushë, në fshatin
Xibrakë në Elbasan, është zbuluar një laborator i përpunimit të droges,
më i madhi i gjetur deri më sot në vend.

Laboratori ndodhej në disa magazina, dikur shtetërore, pak metra larg aksit nacional Elbasan-Librazhd. Një çift të moshuarish shprehen se e kishin dhënë këtë godinë me qira disa muaj më parë dhe nuk kishin asnjë informacion se çfarë ndodhte aty. Ata i kanë thënë policisë se nuk kishin vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë

“Godina është pronë e jona, por ne e kemi lëshuar atë me qira. Nuk kemi parë asnjë lëvizje të dyshimtë”, është shprehur pronarja e objektit

Në laboratorin e drogës policia gjeti mbi 100 kilogramë kokainë e perzierë, një sasi e konsiderueshme kokainë e paster, rreth 4 ton përzierës, si dhe një sërë mjetesh që shërbenin për kryerjen e këtij procesi.

Deri me tani ne pranga kane rene 8 persona, 2 prej te cileve kolumbianë, te cilet jane prangosur brenda laboratorit te perpunimit te droges. Sipas Policise se Shtetit, te arrestuarit jane Gentian Gjonaj, Arian Dalipi, Ilir Hyseni, Klemend Dalipi nga Elbasani, Ermal Hoxha, Saimir Batku nga Tirana dhe Cesar Avila e Walther Moreno nga Kolumbia.

Ermal Hoxha, i cili rezulton se eshte nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Saimir Batku jane arrestuar ne Tirane. Ne automjetin e Batkut i gjeten edhe 18 kilogramë kokaine  dhe rreth 300 mije euro. Ndersa te tjeret jane arrestuar ne qytetin e ERlbasanit.

Operacioni i drejtuar nga Policia Shqiptare ka qene i koordinuar me policine gjermane. Zbulimi i laboratorit u bë i mundur pas hetimeve qe zgjaten disa muaj. Nga nga te dhenat e grumbulluara rezultonte se droga mberrinte ne Shqiperi e perziere nga vendet e Amerikes Latine, me vaj palme dhe ne laboratorin e droges ne Labinot behej ndarja. Me pas droga kishte si destinacion vendet e Europes.

Operacioni eshte duke u zhvilluar edhe  ne disa qytete vendet, si ne Elbasan, Tirane, Durres e Fier e Vlore. Policia është në kërkim të personave te tjere te perfshire ne kete rrjet te trafikut nderkombetar. 

FOTO GALERI
1/13

Top Channel