Durrës, bashkia miraton buxhetin 2015

14/01/2015 00:00

Pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të Partisë Demokratike, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar pasditen e së mërkurës me shumicë votash buxhetin e vitit 2015.

Këshilltarët demokratë kërkuan shtyrjen e miratimit të buxhetit pas zhvillimit të analizës vjetore të punës së bashkisë së qytetit bregdetar.

Kryebashkiaku Vangjush Dako e cilësoi si të pabazuar në ligj kërkesën e demokratëve, të cilën e konsideroi një qëndrim të përsëritur politik që synon të bllokojë aktivitetin normal të bashkisë dhe administratës së saj.

Pas largimit të këshilltarëve të PD-së nga salla, Këshilli Bashkiak miratoi me 26 vota pro, nga 45 gjithsej, buxhetin e këtij viti, që kap vlerën e 1.7 miliardë lekëve.

Edhe këtë vit investimet publike në Durrës do të jenë të fokusuara kryesisht në infrastrukturën rrugore, strehimin social dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara.

Top Channel