Grabitet me armë një kazino në qendër të qytetit të Shkodrës

15/01/2015 00:00

Një kazino është grabitur në qendër të qytetit të Shkodrës nga persona të maskuar dhe të armatosur në orët e darkës së të mërkurës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta në zonën pranë tregut të valutës siç njihet me emrin “te dollari”.

Sipas dëshmive të marra nga personeli i kazinosë, mësohet se një person i maskuar dhe me pistoletë ka hyrë brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Pas grabitjes autori i ngjarjes është larguar i ndihmuar dhe nga  një tjetër person me motoçikletë, i cili e priste jashtë kazinosë.

Policia ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Në lidhje me ngjarjen policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë si dhe ka marrë në pyetje personelin e kazinosë.

Top Channel