Alarm për bombë në Itali, një pasagjer kërcënoi pilotin

15/01/2015 00:00

Pasagjerët e avionit të linjës ajrore “Niki” që ishte nisur nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Vjenës nuk e përfunduan udhëtimin e nisur, pasi një pasagjer i tha pilotit se kishte bombë të vendosur në bagazhet e tij.

Avioni u izolua për kontroll nga forcat e sigurisë së aeroportit. Sipas mediave italiane një prej pasagjerëve kishte vërejtur diçka të dyshimtë në duart e një personi dhe menjëherë lajmëroi përgjegjësin e fluturimit.

Më pas personi i dyshimtë i ishte drejtuar kabinës së pilotit dhe e kishte konfirmuar lëndën shpërthyese. Komandanti i fluturimit lajmëroi kullën e kontrollit dhe uli avionin në një zonë të izoluar në fund të pistës.

I dyshuari është marrë ne pyetje nga policia, ndërsa njësitë e sigurisë të transportit dhe një zjarrfikës rrethuan menjëherë  avionin dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

Top Channel