Paris, fotot e terroristëve në supermarket, atentatori theu kamerat e sigurisë

15/01/2015 00:00

“Daily Mail” ka publikuar fotot e para nga sulmi terrorist në supermarketin në Paris.

Ato tregojnë xhihadistin Kulibali, i cili detyron njerëzit që ndodhen brenda ndërtesës të thyejnë kamerat e sigurisë, me qëllim që t’i shpëtonte provave për atentatin që do të kryente.

Por duket se disa nga kamerat, të cilat ishin jo shumë të dukshme, nuk ishin vënë re nga atentatori dhe ato kanë arritur të filmojnë gjithë orët e terrorit të supermarketit.

Pamjet vërtetojnë se pengjet nuk e humbën jetën nga operacioni i ndërhyrjes së policisë, por ishte Kulibali ai i cili i kishte vrarë me gjakftohtësi.

Atentati terrorist i supermarketit , i mori jetën 4 personave dhe ndodhi një ditë pas ekzekutimeve në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Top Channel