Hollande: ‘Charlie Hebdo’ ka rilindur

15/01/2015 00:00

Presidenti francez François Hollande ka deklaruar se ‘Charlie Hebdo’ dhe vlerat e tij do të mbijetojnë.

“Charlie Hebdo është gjallë dhe do të vazhdojë të jetojë”, tha Hollande pasi numri i ri i revistës është shitur brenda pak orësh.

“Mund të vrasësh burra dhe gra, por nuk mund të zhdukësh idetë e tyre. Kjo revistë ka rilindur”, shtoi presidenti i Francës.

Por, dalja e parë e numrit të ri të revistës satirike pas sulmit në redaksinë e saj ku u vranë 10 persona ka shkaktuar shqetësim në mediat botërore pasi në kopertinë është një karikaturë e Profetit Muhamed.

“Me numrin e ri të revistës, frikë e re lind”. Me këtë titull hap faqen e parë të saj “New York Times”, duke shprehur shqetësimin se ky veprim mund të shkaktojë sërish dhunë, në përmasa edhe më të mëdha se sulmet e Parisit.

Top Channel