Shkodër, makina bie në liqen, një i vdekur

15/01/2015 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vau i Dejës-Koman.

Automjeti me targë Sh568E, me drejtues shtetasin Mark Koçeku, ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujrat e liqenit të Vaut të Dejës.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, 57 vjeç, i cili udhëtonte i vetëm për në drejtim të Komanit.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se ngrica në rrugë dhe shpejtësia e lëvizjes së automjetit kanë provokuar aksidentin.

Top Channel