Paris, makina përplas oficeren e policisë, 2 të arrestuar

15/01/2015 00:00

Nuk mbaron frika në Paris. Një oficere policie e cila po qëndronte roje para pallatit Elize është përplasur nga një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë arratisur.

Mendohet se makina që ka lënë të plagosur oficeren e policisë e ka përplasur atë me qëllim.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën Faubourg Saint-Honoré, pak metra nga pallati presidencial.

Ky episod vjen në kohën që në Paris vazhdon të ketë një klimë tensioni pas sulmeve terroriste që i morën jetën 17 personave.

Burime policore kanë thënë për ‘Europe 1’ se drejtuesi i mjetit ka thënë sehumbi kontrollin e makinës dhe e zuri paniku. Mendohet se kjo ngjarje nuk ka lidhje me sulmet terroriste.

Dy 19-vjeçarët e arrestuar janë nga Juvisy-sur-Orge, aty ku ka lindur Amedy Coulibaly, i cili sulmoi dyqanin hebraik në kryeqytetin francez.

Top Channel