Vajza 10-muajshe që peshon 20 kg

15/01/2015 00:00

Njihuni me beben obeze 10-muajshe e cila peshon sa një fëmijë 5-vjeçar. Juanita Valentina Hernandez ka lindur 2.7 kg, por papritur nisi të shtojë peshë shumë shpejt dhe tashmë është plot 20 kg.

Nëna e vogëlushes, Sandra Franco, thotë se nuk e ka idenë pse vajza është shëndoshur kaq shumë.

“Nisi të shtojë në peshë që pas 15 ditësh. Nuk jam në punë dhe nuk kam të ardhura për ta rregulluar këtë problem”, thotë nëna kolumbiane.

Muajin e kaluar, një organizatë bamirëse e çoi vogëlushen në një spital të Bogotës, ku ajo do trajtohet në mënyrë që të bjerë në peshë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel