Ilir dhe Teuta Hoxha: Arrestimi i Ermalit, i qëllimshëm

15/01/2015 00:00

Ilir dhe Teuta Hoxha, djali dhe nusja e ish-diktatorit komunist Enver
Hoxha kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët për mediat në
lidhje me arrestimin e djalit të tyre, Ermal Hoxha, i dyshuar si pjesë e
një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të kokainës.
 

Arrestimi i Ermal Hoxhës, sipas familjarëve të tyre është i qëllimshëm, dhe kjo bëhet për të diskretituar emrin e Enver Hoxhës.

Deklarata e plotë e çiftit Hoxha

Arrestimi i djalit tone Ermal Hoxha, qe ndodhi dje, me date 14-1-2015, ka per qellim te vetem, diskreditimin e emrit te Enver Hoxhes.

Nuk eshte hera e pare qe kjo gje i ndodh familjes sone.Para kater vjetesh policia donte te implikonte djalin tjeter tonin, duke e akuzuar si pjesemarres ne nje konflikt me arme, kur ai ne kohen qe kishte ndodhur incidenti, ishte bashke me ne, prinderit e tij dhe me 30 te ftuar te tjere ne nje feste familjare.

Po keshtu, ndodhi edhe me Ermalin, qe del njoftimi ne media me burim nga Prokuroria, qe eshte zene me droge dhe me nje shume te madhe parash ne nje makine foristrade te zeze, ne afersi te Elbasanit, ne nje kohe, qe Ermali ndodhej ne Durres ne shtepine e prinderve te gruas.
I njejti skenar, per ta inkriminuar.

Dhe pritej qe dicka te ndodhte, kur Enver Hoxha ne kete 70-vjetor te Çlirimit, u anatemua nga te gjitha forcat politike, te djathta dhe te majta.

Egersisht e quajten monster dhe Hitler. Shkuan deri atje, sa edhe fotografite ia ndaluan me dhune shteterore. Edhe kjo qe ndodhi dje, eshte ne vazhden e persekutimit qe i behet familjes se tij. Tani qe niperit e tij, jane bere madhore, persekutimi po bie mbi ta.

Urojme qe drejtesia te veproje e pavarur nga segmentet e politikes.

Ilir – Teuta Hoxha

Top Channel