Pogradec, digjet pas një shpërthimi automjeti i kryebashkiakut

15/01/2015 00:00

Mëngjesin e të enjtes një automjet në pronësi të kryetarit të Bashkisë
Pogradec është djegur nga një zjarr që mendohet se është i qëllimshem.

Megjithese policia ende nuk ka nxjerre rezultatet e hetimit per ngjarjen, burimet thone se automjetit i eshte thyer nje nga xhamat.

Automjeti perdorej nga bashkeshortja e kryebashkiakut. Flaket shperthyen rreth ores 3:00 te mengjesit pas nje shperthimi qe eshte degjuar ne gjithe zonen perreth. Automjeti ndodhej ne nje sheshpushim pallati prane baneses se kryebashkiakut.

Pas ngjarjes burime te policise thane se vete kryebashkiaku ka larguar automjetin nga komisariati dhe e ka mbyllur ate ne nje garazhd nderkohe qe hetimet jane perqendruar ne pisten e nje ngjarje te qellimshme.

Top Channel