Nominimet për filmat më të këqinj të vitit

15/01/2015 00:00

Filmi i katërt i sagës ‘Transformers’ kryeson nominimet për filmat më të këqinj të vitit. Filmi me regji të Michael Bay dhe protagonist kryesor Mark Wahlberg është nominuar për 7 çmime “Razzie”, e kundërta e çmimeve Oscar.

‘Transformers – Age of Extinction’ konkuron për regjisorin më të keq, skenarin më të keq, aktorin joprotagonist më të keq dhe kastin më të keq përveç të tjerash.

Disa nga aktorët e famshëm që janë nominuar janë Charlize Theron dhe Seth McFarlane, protagonistë të komedisë ‘A Million Ways to Die in the West’. Gjithashtu janë nominuar Cameron Diaz, Arnold Schwarzenegger, Adam Sandler, Nicolas Cage, Drew Barrymore dhe Melissa McCarthy.

757 anëtarët e jurisë së Golden Raspberry Awards, emri zyrtar i Razzie, vendosën që këtë vit të fusin një çmim për ata aktorë që më parë kanë fituar një çmim Razzie, por që me kalimin e kohës janë përmirësuar. Të nominuarit për këtë çmim janë: Ben Affleck, Jennifer Aniston, Mike Myers, Keanu Reeves dhe Kristen Stewart.

Top Channel