Britani, kufizim për internetin

15/01/2015 00:00

Pas sulmeve në Paris, David Cameron dëshiron të kufizojë lirinë në
internet. Kryeministri britanik premtoi një legjislacion
gjithëpërfshirës për “mbylljen e hapesirave” të sigurisë së përdorura
nga të dyshuarit si terroristë për të komunikuar online me
njëri-tjetrin.

Nese fiton zgjedhjet, Cameron zotohet te rrise pushtetin e autoriteteve sa i takon qasjes se tyre si ne detajet e komunikimit, ashtu dhe ne drejtim te permbajtjes. Per kreun e ekzekutivit britanik, sulmet e Parisit jane deshmi e qarte e domosdoshmerise se nje levizjeje te tille.
“E pranoj, – u shpreh ai, – se te tilla fuqi do te jene te bezdisshme, por kam bindjen se ato justifikohen fare mire me shtimin e rrezikut dhe kercenimeve ndaj Mbreterise se Bashkuar”.

Nese planet e Londres zyrtare do te behen realitet, atehere shume programe si Messenger, WhatsApp, apo iMessage mund të kufizohen per shkak se keto jane sherbime te mbeshtetura teresisht mbi të dhëna të koduara. Si rezultat i dokumenteve që bëri publike të Edward Snowden në lidhje me mbikëqyrjen e plotë nga shërbimet e fshehta, shumë ofrues të këtyre shërbimeve filluan ta shifrojnë komunikimin e shërbimeve të tyre online për të ruajtur kesisoj sferën private të përdoruesve.

Cameron nuk është i vetmi në partinë e tij konservatore që është në favor të kufizimit të mbrojtjes së të dhënave. Edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson është cituar të ketë thënë pas sulmeve në Paris, se atij “nuk i interesojnë fjalët dhe deklaratat për të drejtat e qytetarëve.”

Në Britaninë e Madhe mbrojtja e sferës private është më e dobët sesa në disa vende te tjera te Europes. Por se fundi ka hyre ne fuqi nje ligj qe kushdo përdor softëare për shifrimin është i detyruar që me kërkesë të anëtarëve të qeverisë ose të autoriteteve të sigurisë t’u vërë atyre në dispozicion kodin kriptografik. Nese dikush refuzon te bindet, ai mund të dënohet me deri në dy vjet burg.

Top Channel