Doda: Reagimi i familjes së Hoxhës, i pafytyrë

15/01/2015 00:00

Deputetja demokrate Mesila Doda, e cila është edhe një prej zërave më të
fuqishëm aktualisht në parlament kundër regjimit komunist dhe pasojave
që ai la pas, ka reaguar pas pretendimit të familjarëve të Ermal Hoxhës,
se arrestimi i tij me akuzën e trafikut të drogës, ka vetëm për qëllim
diskretitimin figurës së gjyshit të tij, ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Familja e te akuzuarit per narkotrafik Ermal Hoxha, reagon sot dhe thote se akuzat behen per te diskredituar emrin e Enver Hoxhes. Me sa duket pafytyrësia nuk paska fund per disa njerez.Besoj se nuk ka asnje nevoje per te diskredituar akoma emrin e Enver Hoxhes sepse nuk ka asnje personazh tjeter me te zi e me te urryer ne historine e shtetit shqiptar, si njeriu qe e privoi kete vend nga gjysme shekulli histori normale njerzore, si njeriu qe vrau e dogji kombin e vet, shkak edhe sot qe ky vend vazhdon te mbetet peng i komunistve dhe krimit. Te mbrohesh pas nje mostre diktatori te vdekur eshte edhe me keq, dhe me e pamoralshme se te justifikosh krimin ordiner.Krimi me sa duket, eshte bere nje kostum qe i shkon per shtat brez pas brezi disa njerëzve”, shkruan Doda, në profilin e saj në Facebook.

Top Channel