Mesazhe pro ISIS-it, FBI arreston të riun

15/01/2015 00:00

FBI-ja arrestoi një të ri në Ohio me dyshimin se po planifikonte një
sulm të frymëzuar nga ISIS-i ndaj ndërtesës së kapitolit në Washingtonit.

Përpara tij, brenda nje harku teper te shkurter kohor, edhe nje tjeter person u akuzua per tentativen e vrasjes se nje zyrtari qeveritar amerikan. Cornell terhoqi vemendjen e byrose federale te hetimit pas mesazheve ne Twitter, ku shprehte mbeshtetjen ndaj grupeve ekstremiste si shteti islamik.

Sipas njeriut te ngarkuar me hetimin e çeshtjes, agjentit special John Barrios, reagimi ka qene i shpejte duke shmangur çdo rrezik per publikun. Babai i 20-vjeçarit kembengul nga ana tjeter se i biri mund te kete postuar mesazhe zemerimi per xhihadin e dhunshem ne rrjetet sociale, por shton se ai kurre nuk do te kishte ndermarre dot nje sulm.  John Cornell sqaron se djali ishte konvertuar ne fene islame tani vone pas problemeve ne shkollen e mesme, qe e kishin bere te cenueshem e si te humbur.

Christopher Cornell u arrestua perpara nje dyqani armesh ku kishte kerkuar te blinte dy pushke gjysme automatike dhe municione. Pas aktivitetit te tij ne internet, 20-vjeçari gjurmohej fshehurazi nga nje agjent i FBI-se. Ndalimi ishte i dyti ne 24 ore qe lidhej me kercenime ndaj kongresit. Te merkuren, nje banakier u akuzua se kishte tentuar te vriste kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve, John Boehner. Cornell kish hapur nje llogari ne Twitter nen emrin e rreme Raheel Mahrus Ubaydah, dhe FBI-se ky informacion iu percoll ne menyre konfidenciale ne muajin gusht.

Top Channel