Policia: Destinacioni i drogës, Evropa. 2 kolumbianët, pjesë e grupit

15/01/2015 00:00

Sipas policisë, grupi i narkotrafikut, kishte kohë që ishte në përgjim.
Aktiviteti i tyre i paligjshëm, shtrihej nga Amerika Latine deri në
vendin tonë, me objektiv tregun evropian.

Në këtë mënyrë, grupi, për të qenë më afër cilësisë së parë të kokainës, kishte punësuar dy shtetas nga Kolumbia, të arrestuar ditën e djeshme nga policia.

“Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një grup të strukturuar me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan, me destinacion Evropën Perëndimore. Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajtje të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine më qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Me qëllim përpunimin profesional të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të hedhjes së saj në treg, organizata kriminale, ka rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj shtetas kolumbianë, të arrestuar në këtë operacion”, – thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Të arrestuarit

    Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues në Tiranë.
    Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues në Tiranë .
    Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues në Tiranë .
    Gentjan Hasan Gjonaj, vjeç 43, banues në Vlorë .
    Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan.
    Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
    Cezar Adolfo Avila, lindur ne Tunja Kolumbi, vjeç 67.
    Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi.
    Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë .
    Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40 , banues në Tiranë.
    Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.

Çfarë u sekuestrua

Sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

”77.727 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.

”19.8 kg e dyshuar si përzirës i lëndës narkotik-kokainë.

”359.400 Euro.

”2.769.000 lekë të reja.

”4150 Dollarë amerikanë.

”Janë sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një çek me vlerë 4.500 dollarë.

”ëNjë armë zjarri automatik model 56.

”Një arme zjarri revolver me mulli.

” Një armë zjarri e tipit pistoletë me kalibër 9 mm.

”Tre armë gjahu, shotgan, çifte dhe një teke.

”174 fishekë të modeleve dhe kalibrave te ndryshme.

”50 fishekë luftarake me kalibër 9 mm.

”Katër automjete të llojeve të ndryshme.

”Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.

”Një peshore elektronike.

”25 aparate telefoni celulare.

”Janë sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.

”Janë sekuestruar edhe dy automjete.

Top Channel