PD: Ekzistenca e laboratorit është tregues i lidhjes së shtetit me krimin

15/01/2015 00:00

Për demokratët zbulimi i laboratorit të përpunimit të drogës në Elbasan,
përbën një fakt tronditës të dështimit të Qeverisë në luftën kundër
narkotrafikut.

Arben Ristani tha se grupi kriminal kishte gjetur lehtesite per te ndertuar fabriken e kokaines ne zemer te Shqipërise, ndersa suksesi i kapjes i takon tha ai partnereve ndërkombëtare. Partia me e madhe ne opozite akuzoi funksionare te pushtetit te lidhur me kete aktivitet, por pa i permendur emrat duke kerkuar pergjigje nga Kryeministri nese eshte ne dijeni te ketyre lidhjeve.

“Ndërtimi i një fabrike droge të prodhimit e përpunimit të kokainës, disa kilometra larg Tiranës, është një fakt tronditës i dështimit të qeverisë në luftën kundër narko-trafikut.Çdo orë po dalin të dhëna dhe fakte tronditëse për përfshirjen në këtë organizatë të njerëzve të lidhur me pushtetin. Ne po e pyesim sot Edi Ramën, a kanë lidhje me këtë organizatë kriminale të afërm të funksionarëve të lartë të qeverisë? A kanë lidhje me këtë organizatë kriminale, financues të fushatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit? Kohës së mburrjeve dhe mashtrimeve të kësaj qeverie po i del boja dita ditës.Opozita do garantojë minimalisht transparencën për shqiptarët”, tha Ristani.

Top Channel