PD: Komisione per dekriminalizimin dhe vendimet e Kushtetueses

15/01/2015 00:00

Duke e vendosur në krye të axhendës parlamentare zbatimin e marrëveshjes
së arritur në mes të dhjetorit, demokratët kanë depozituar në Kuvend dy
kërkesa për ngritjen e dy komisioneve ‘ad hock’, një për
dekriminalizimin dhe tjetrin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës
Kushtetuese.

Te parin, demokratet thone se e kane prioritet, duke e theksuar kete edhe ne Konferencen e Kryetareve, qe i paraprin fillimin e sesionit te ri parlamentar.

“Sot nuk patëm një përgjigje nga maxhoranca, pasi ka një periudhë prej 10 ditësh që duhet shqyrtuar kjo kërkesë, por unë besoj që nuk do të ketë kundërshtime, pasi është gjëja më normale, në të kundërt do të kishim një shprehje të një vullneti kundër marrëveshjes”, tha kryetari i grupit kuvendot demokrat, Edi Paloka.

Konferenca e Kryetareve qe ka percaktuar kalendarin trejavor te punimeve te Kuvendit, sipas Edi Palokes nuk ka prekur çeshtjen e nderhyrjes ne Kodin Zgjedhor. Ndersa duket se eshte zbutur qasja e partise me te madhe te opozites ndaj reformes ne drejtesi kur refuzimi i prere per te mos u bere pjese e komisionit te ngritur tashme, duket se po rishihet nga demokratet.

“Kjo është çështje që do ta diskotjmë, nuk kemi një vendim për këtë, por duke patur parasysh që edhe reforma në drejtësi është një çështje madhore sot, i kemi kërkuar mazxhorancës që jop vetëm për këtë, por edhe për ato projektligje që janë parashikuar në kalendar, siç është një projektligji për ndryshimin e ligjit e pushteti lokal edhe për këto projektligje të ulemi dhe të diskutojmë në frymën e marrëveshjes që kërkojnë që këto raste të kemi konsensus, midis forcave politike”, tha Paloka.

Me rikthimin ne parlament, PD konfirmoi edhe pjesemarrjen ne Komisionet Hetimore te ngritura nga mazhoranca perpara nderprerjes se bojkotit.

Top Channel