Lila i pafat në debutim, dëmtohet në ndeshjen e Kupës

15/01/2015 00:00

Debutimi i Andi Lilës me Parmën, skuadrën e tij të re në Itali ka qenë i
pafat. Mbrojtësi i krahut i kombëtares shqiptare është dëmtuar vetëm
pak minuta pas nisjes së takimit.

Lila u aktivizua që nga minuta e parë për skuadrën e Parmës në ndeshjen që kjo e fundit fitoi 2-1 mbrëmjen e së mërkurës për Kupën e Italisë ndaj Kaljarit.

13 minuta më vonë, Andi Lila do të linte fushën e lojës për shkak dëmtimi duke i lënë vëndin në fushë Souza-s.

Për të mësuar se sa larg do të mbajë larg fushave ky dëmtim, duhen pritur analizat e detajuara të mjekëve të Parmës, të cilët paraprakisht besojnë se mbrojtësi kuqezi do të rikthehet shpejt në lojë.

Andi Lila kaloi tek skuadra e Parmës në Serinë A gjatë merkatos dimërore duke lënë skuadrën e e PAS Janinës në kampionatin grek.

Top Channel