Ekskluzive, ndërhyrja në laboratorin e drogës

15/01/2015 00:00

Top Channel ka siguruar pamjet ekskluzive të nisjes së operacionit nga forcat e Policisë së Shtetit në Xibrakë të Elbasanit, ku u bë dhe sekuestrimi i laboratorit më të madh të përpunimit të drogës.

Pamjet filmike tregojnë se, rreth mesditës së të mërkurës një grup efektivësh të forcave speciale fillimisht hynë brenda murit rrethues të ndërtesës.

Pasi siguruan fillimisht dyert që ndodhen në pjesën ballore të ndërtesës, disa prej tyre shkuan në pjesën e pasme të saj ku dhe kryen rrehtimin e godinës, në mënyrë që asnjë prej personave që ndodhej brenda të mos kishte mundësi largimi.

Ndërkohë, veç efektivëve që ndodheshin brenda rrethimit të godines, në video shihen dhe tre oficerë të cilët qëndronin jashtë rrethimit, më konkretisht në shinat e trenit, në mënyrë për të kontrolluar gjithë perimetrin e veprimit.

Pas sigurimit të gjithë zonës, godinës dhe bllokimit të të gjitha hyrje-daljeve u bë dhe ndërhyrja në ambientet e brendshme ku u zbulua laboratori dhe u sekuestruan mbi 100 kg lëndë narktoike tip kokainë dhe një sasi e madhe përzierësi.

Top Channel