Kupa e Mbretit, Torres eliminon Realin me dygolëshin e tij

15/01/2015 00:00

Fernando Torres rikthehet në Spanjë, tek ekipi që e bëri atë të famshëm, Atletico Madrid, por rikthehet gjithashtu edhe te goli pas një periudhe shterpësie tepër të gjatë, madje e bën këtë ndaj rivalëve të Real Madridit, duke u shënuar plot dy herë.

Atletico Madrid ka eliminuar kështu Realin nga Kupa e Mbretit, pasi e kishte mposhtur në ndeshjen e parë 2-0 në “Vicente Calderon”, ndërkohë që ka barazuar 2-2 në “Santiago Bernabeu”, falë shpërthimit të ish-sulmuesit të Chelseat e Milanit.

Madrilenët e “Atleti” kualifikohen për në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, ku presin të mësojnë edhe zyrtarisht rivalin e radhës, e që do të jetë Barcelona, pasi e ka siguruar kalimin që me ndeshjen e parë ndaj Elches, 5-0 në “Camp Nou”.

Për Realin shënuan Ramos në pjesën e parë dhe Cristiano Ronaldo në pjesën e dytë, duke u përgjigjur dy herë situatave të disavantazhit, që për “Los colchoneros” ishte sigluar nga Torres në minutat e para të secilës pjesë (1’ dhe 46’).

Top Channel