Transeksualët mund të drejtojnë automjetin

16/01/2015 00:00

Autoritetet ruse u tërhoqën nga vendimi për t’u ndaluar drejtimin e automjetit personave transeksualë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Moskë tha se një sjellje e caktuar nuk përbën një arsye për të ndaluar dike që drejtojë një makinë.

Ky reagim i Ministrisë së Shëndetësisë mbërrin pas reagimit të komunitetit transeksual në Rusi që kundërshtoi një nen të mëparshëm të ligjit, i cili përfshinte në të të gjitha kategoritë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që nuk u lejohet të drejtojnë një automjet, por shtuar edhe transeksualët.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ato LGTB shprehen pesimiste duke deklaruar se edhe në këtë formë ligji do të përdoret për t’u ndaluar atyre të drejtën për drejtimin e automjetit.

Vitet e fundit këto organizata dhe raporte të organizatave të tjera ndërkombëtare deklarojnë për një përkeqësim të të drejtave të komunitetit LGTB në Rusi.

Top Channel