Durrës, tregtarët në protestë, mbyllin dyqanet

16/01/2015 00:00

Rritja e taksave per tregetarët e tregjeve të hapura në Durrës dhe
kërkesa për të paguar tatim fitimi për vitin 2014 ka bërë që të 700
tregetarët të hidhen në protestë duke mbyllur dyqanet.

Përfaqesuesit e tyre thone se taksat jane bërë të paperballueshme.

“Me këto taksa ne jemi ngarkuar gati dyfish në krahasim nga vitet e tjera. Taksa mbi të ardhurat ka shkuar mbi 200 mijë lekë të vjetra dhe bashkë me taksën e bashkisë kalojnë në 800 mijë lekë. Ne trajtohemi si dyqanet që janë në rrugë, si dyqanet e tjera, ndërkohë që ne këtu punojmë deri 5 orë në ditë, tregu është i izoluar nga qyteti dhe në një kohë kur gjithë tregu ambulant këtu janë një konkurrencë aq të madhe, që gati trefishi i tregut po shesin nëpër rrugë. Ne i jemi drejtuar ministrit të Finacnave, Bashkisë me një kërkesë para 6 muajsh dhe nga Ministria e Financave na u tha që me rregullimin ligjor të ri që do të bëhet për problemi i taksave do të rregullohet edhe problemi ynë. Jemi i vetmi qytet që po paguajmë dhe na kërkohet kjo taksë”, thotë përfaqësuesi i tregtarëve.

Tregtaret thone se me 5 ore pune ne dite fitimet jane shume te ulta, ndersa konkurenca e atyre qe punojne ilegale neper rruge i ka shkaterruar teresisht punen.

Top Channel