Vlorë, sekuestrohet arsenal armësh, dy në pranga

16/01/2015 00:00

Policia e Vlorës sekuestroi një arsenal të tërë armësh, ndërsa në pranga ka vënë 2 persona.

Gjate mbrëmjes së të enjtes, ne nje aksion blic ne Vlorë dhe sipas informacioneve të marra ne rrugë operative ka bërë te mundur arrestimin e dy personave Angjelo Sado 34 vjeç si dhe Elidon Selamaj 30 vjeç të dy nga Vlora.

Gjate kapjes mbrëmjen e djeshme një nga keta dy personat është vetëplagosur dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.Policia e Vlorës bën me dije se ne momentin që këta dy personat kishin futur armët ne atomjetin tip Golf, nga pakujdesia është shkrepur arma automatik duke plagosur njërin nga të arrestuarit.

Top Channel