Itali, mbërrijnë dy punonjëset e rrëmbyera korrikun e vitit të kaluar

16/01/2015 00:00

Dy punonjëse sociale italiane, të marra peng në Siri më shumë se 6 muaj më parë, u liruan e kanë mbërritur shëndoshë e mirë në shtëpi.

Greta Ramelli, 20 vjeç dhe Vanessa Marzullo, 21 u pritën në aeroport nga Ministri i Jashtëm, Paolo Gentiloni.

Mbi rrethanat e lirimit të tyre nuk është bërë publik ende asnjë detaj. Ramelli dhe Marzullo ishin të angazhuara në disa projekte humanitare kur u rrëmbyen korrikun e 2014-s në provincën veriore siriane të Aleppo-s.

Vajzat u dërguan për kontroll në spital përpara një takimi më prokurorët e antiterrorit të cilët kanë nisur një hetim mbi pengmarrjen e tyre.

Top Channel