Kukës, protestë para godinës së policisë

16/01/2015 00:00

Protesta e realizuar një ditë më parë në fshatin Mamëz të Komunës Kolsh
të Kukësit ka bërë që uniformat blu të shoqërojnë sot në mëngjes disa
banorë të fshatit.

Kundër arrestimeve dhe lirimit të bashkëfshatarëve të tyre banorët e zonës zhvilluan sot një protestë paqësore përpara godinës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit.

Banorët kanë konflikt me kompaninë që zhfrytëzon burimet nëntokësore në zonën ku ata banojë.

Disa protesta janë zhvilluar prej banorëve që kanë disa kërkesa që ja kanë paraqitur firmës, e cila nga ana e saj sqaron se ka plotësuar të gjithë kriteret e ligjit për të punuar.

Top Channel